Këshilli i BE-së ka emëruar sot shefin e ri të EULEX-it, Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë.
Italiani Giovanni Pietro Barbano do të jetë shef i ri i EULEX-it.
Italiani do ta zëvendësojë Lars-Gunnar Wigemark, i cili e përfundoi mandatin e tij javën e kaluar.
Barbano është një Gjeneral Major në radhët e karabinierëve italianë dhe drejtor aktual i Qendrës për Njësitë e Policisë së Stabilitetit në Viçenza të Italisë.
Mandati i tij si Shef i EULEX-it në Kosovë do të zgjasë nga 26 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025.
Vendimi për të emëruar Barbanon u mor nga vendet anëtare të BE-së në Komitetin për Politikë dhe Siguri të BE-së.
