Të fundit

RTS shkruan për bojkotin e ambasadorëve të QUINT-it në “Ditën e Çlirimit”: Kjo ishte arsyeja më e mundshme

Radio Televizioni Zviceran (RTS) ka shkruar një artikull pasi ambasadorët e shteteve të QUINT-it bojkotuan pritjen e organizuar të hënën në mbrëmje në Prishtinë me rastin e “Ditës së Çlirimit” të Kosovës, të organizuar nga presidentja dhe kryeministrja Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

artikullin e publikuar nga RTS të martën, thuhet se të pranishëm në ndejën shtetërore që u organizua të hënën ishin vetëm ambasadorët e Zvicrës dhe Arabisë Saudite, transmeton Paparaci.

Sipas RTS-së, “Dita e Çlirimit përkujton 12 qershor 1999, kur pas 78 ditësh të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë dhe përfundimit të luftës, trupat e aleancës ushtarake (KFOR), afro 40,000 burra të fortë, hynë në Kosovë”.

Tre ditë më parë, një marrëveshje paqeje ishte nënshkruar në Kumanovë, Maqedonia e Veriut, me të cilën Slobodan Millosheviq, “atëherë një burrë i fortë i Serbisë, tërhoqi trupat e tij nga Kosova”.

RTS shkroi po ashtu se në pritjen e organizuar nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë munguar edhe përfaqësues të partive opozitare.

Arsyeja më e mundshme për bojkotin perëndimor është acarimi me politikën e udhëheqjes së Prishtinës në krizën e veriut të Kosovës, duke shpërfillur thirrjet e përsëritura të QUINT-it për një de-përshkallëzimin e shpejtë të tensioneve ndëretnike dhe krijimin e komunitetit të komunave serbe të Kosovës, thuhet në artikullin e RTS-së.

Pavarësisht kësaj, për Presidencën e Kosovës nuk pati bojkot prej askujt, ndonëse fillimisht për Paparacin deklaruan mbrëmë se ambasadorët e QUINT-t nuk kanë ardhur në ndejë pasi ishin jashtë shtetit.

Paparaci raportoi se ambasadorët e QUINT-it këtë veprim e kanë bërë si masë “ndëshkuese” ndaj Kosovës për shkak të mosdëgjimit ndaj SHBA-ve dhe aleatëve tjerë për situatën në veri të Kosovës.

Burime diplomatike perëndimorë i kanë thënë Paparacit, se bojkoti është bërë për t’i dhënë mesazh kryeministrit, Albin Kurti se tashmë ai nuk është në një linjë me Amerikën dhe aleatët.

Megjithatë, Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, ka thënë për KP se të gjitha shtetet e QUINT-it i kanë pasur përfaqësuesit e tyre në ceremoni.

Ai ka theksuar se pritja për nder të Ditës së Çlirimit ka qenë organizim i përbashkët i Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Ndeja pa ambasadorët e QUINT-it, Presidenca e Kosovës thotë se “nuk pati bojkot të askujt”

“Në këtë ceremoni nuk ka pasur bojkot të askujt. Në të kanë marrë pjesë ambasadorë të disa shteteve evropiane dhe aziatike, komandanti i KFOR-it, teksa përfaqësi të tjera diplomatike janë përfaqësuar nga zv.ambasadorë. Të gjitha shtetet e QUINT-it i kanë pasur përfaqësuesit e tyre në ceremoni. Rrjedhimisht është e pavërtetë se ka pasur bojkot të ceremonisë shtetërore për 12 qershor”, ka thënë ai.

Në pritjen shtetërore me rastin e 24-vjetorit të çlirimit, krerët shtetërorë kanë shprehur mirënjohje për ndihmën që ndërkombëtarët i dhanë Kosovës për të fituar lirinë.

Presidentja Osmani apeloi për unitet në mënyrë që të ruhet sovraniteti në çdo pëllëmbë të vendit.

Ngjarje e rëndë: Ambasadorët e QUINT-it bojkotojnë pritjen e presidentes për Ditën e Çlirimit

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci