Vëllaznimi ka siguruar edhe për një vit Ligën e Parë, për shkak se ka përfunduar fuzionimin me një ekip të kësaj lige.
Vëllaznimi që edicionin e kaluar përfundoi e fundit në grup ka arritur që të jetë pjesë e Ligës së Parë edhe për edicionin.
Kjo falë fuzionimit që e siguruan kuqezinjtë me Drenasin, mëson RTV Dukagjini, transmeton Paparaci.
Sot është arritur marrëveshja mes palëve dhe Vallëzinimi do ta shohim duke garuar në nivelin e dytë të futbollit kosovar edhe në edicionin e ardhshëm.
Vëllaznimi është përballur me probleme financiare qe disa vite dhe nuk po arrin assesi ta bëjë një ekip të qëndrueshëm në ligën elitare të Kosovës.
Së fundmi në kryesi kanë ardhur njerëz të rinj, të cilët po mundohen ta ngrisin klubin e njohur kosovar.
