Të fundit

Presidenti kroat do ta vizitojë Kosovën

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq do të vizitojë Kosovën me ftesë të Presidentes, Vjosa Osmani.

Ai do të takojë edhe pjesëtarët e Ushtrisë Kroate të cilët janë duke shërbyer në Kosovë në KFOR.

Gjatë qëndrimit zyrtar në Prishtinë, presidenti Milanoviq do të zhvillojë një takim me presidenten Osmani-Sadriu, do të marrë pjesë në takimin e delegacioneve të dy shteteve dhe do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vizita e tij tek trupat kroate është planifikuar në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë pasi presidenti Milanoviq do ta kalojë natën e Krishtlindjeve me trupat kroate.

“Kontingjenti i 36-të kroat është i stacionuar në Republikën e Kosovës dhe përfshin 141 pjesëtarë të Ushtrisë Kroate. Kjo vizitë në Kosovë do të jetë një mundësi që presidenti Milanoviç të takohet dhe ta bisedojë edhe një herë personalisht me trupat kroate të cilët festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri do t’i kalojnë larg familjeve të tyre”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të presidencës kroate.

Po ashtu është planifikuar takimi i presidentit kroat dhe komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, presidenti Milanoviq do të vizitojë edhe Janjevën, me shumicë kroate.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci