Shtëpia e Big Brother Vip është bërë ndër më të komentuarat për shkak të situatave dinamike që kanë ndodhur.
Pas gjithë këtyre ngjarjeve më në fund erdhi një një natë e qetë në shtëpinë e Big Brother Vip.
Nga “Vëllai i Madh”, banorët u njoftuan me provën e radhës që ishte ndarja në grupe mes djemve dhe vajzave, të cilët kishin për detyrë të përzgjidhnin një këngë të viteve të 80-ta dhe me të njëjtën të performonin.
Ishin djemtë e shtëpisë së famshme që kanë krijuar një atmosferë argëtuese dhe qesharake, të cilët realizuan kërcim provokuese të veshur vetëm në robdishan.
View this post on Instagram
Në anën tjetër, vajzat kanë bërë tifo për ta duke brohoritur e duartrokitur për performancën e tyre të ‘zjarrtë’.
Ndryshe, nuk kanë munguar as momente romantike dhe intime mes Donaldit dhe Beatrix, lidhja e të cilëvë po vazhdon të ketë reagime në rrjet dhe media rozë.
