Të fundit

Kurti: Shkaku i Thaçit nuk e kemi ushtrinë në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e sotme për media, ka përmendur ish-presidentin Hashim Thaçi, pas rrëmbimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe.

Sipas tij, për shkak të një “zotimi të njëanshëm” të Thaçit ndaj NATO-s në kohën kur ishte kryeministër, “ne nuk kemi ushtri të Kosovës në veri të vendit”, transmeton Paparaci.

Shefi i qeverisë tha se 17% e territorit te Kosovës është në veri të lumit Ibër.

“Është territor shumë i gjerë, janë qindra kilometra kufi malor, nuk është çështje e thjeshtë. Prandaj duke pasë parasysh kapacitetet që ka sot Kosova nuk mund të vendosësh njësite, patrulla, zyrtar policor për çdo 50 metra në këtë kufi të gjatë”, shtoi ai, duke thënë se “nuk është e mundshme të ruhet kufiri ashtu”.

Mes tjerash, Kurti paralajmëroi se do të shtohet më tutje prezenca e policisë, ndonëse pjesa e pikë-kalimit kufitar me Serbinë “është aq e madhe”. Terreni atje, sipas Kurtit, është i vështirë e malor.

“Nuk do të mund të ketë asnjëherë mjaftueshëm polic për ta ruajtur atë kufi. Kufirin e ruan ushtria në atë pjesë të vendit ushtria është KFOR-i”, theksoi Kurti.

“Para një dekade, ish kryeministri Thaçi ka dërguar një zotim të njëanshëm ish sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Rasmussen, ku i thotë qe forcat e sigurisë së Kosovës nuk do ta kalojnë lumin Ibër dhe që prej vitit 2013 ne nuk kemi ushtri në veri të Kosovës për shkak të këtij zotimi ndaj NATO-s”, tregoi Kurti.

“Rrjedhimisht NATO, përkatësisht KFOR-i është ushtria e Kosovës në veri të Kosovës dhe kufirin e ruan ushtria. Ne do të bëjmë maksimumin në policinë tonë por për të qenë plotësisht të suksesshëm aty duhet të jetë KFOR-i”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci