Të fundit

Ushtarët turq arrijnë në Zubin Potok

Një kontingjent i ushtarëve turq në kuadër të KFOR-it ka arritur sot në Zubin Potok.

Transferimi i një batalioni të forcave speciale turke (500 anëtarë) u organizua me kërkesë të Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s. Ata janë të atashuar në komandën e Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë.

Me të arritur në Kosovë, ata u vendosën në kazermën “Sulltan Murat” afër Prizrenit dhe tani një pjesë e trupave turke së bashku me autoblindat ushtarake u transferuan në veri të Kosovës në Zubin Potok.

Kujtojmë se edhe një batalion shtesë i forcave rezervë të NATO-s është vënë në gatishmëri dhe do të vendoset në veri nëse është e nevojshme.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci