Të fundit

Kelmendi: Shumica në qeveri janë idealistë që e kanë përjetuar shtypjen e fjalës së lirë

Ish-drejtori i përgjithshëm i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ka thënë se është e çuditshme të shihet se Komisioni i Pavarur i Mediave është mbledhur të enjten pas orarit zyrtar të punës, në ora 18:00.

Ai tha se nuk kujtohet të ketë pasur një rast të tillë dhe siç tha, kjo nuk e lë një shije të mirë.

“Unë sërish mbetem optimist se në shtetin tonë, të cilit të gjithë i referohemi si demokratik, nuk do të shohim të ndërmerren veprime të këtilla, që do të frikësojnë të gjithë gazetarët e të gjithë punëtorët medial”.

“Unë nuk besoj që do të vijë deri të një sanksionim çfarëdo, pra, i cili do të rezultojë me mbylljen e një mediumi. Mbyllja e një mediumi i bie mbyllja e një goje, mbyllja e një hapësire të informimit, mbyllja e një hapësire i cili përmes informatës i bën qytetarët të dinë se çka po ndodh dhe kështu të formojnë opinion kritik”, tha Kelmendi në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Kelmendi tutje tha se vazhdon të mbetet optimist se Kosova s’ka qeveri ku mediave ia mohon të drejtën e fjalës dhe të drejtën e informimit.

“Për këtë arsye unë vazhdoj të mbetem optimist se jo, nuk ka në Kosovë qeveri, nuk ka nga këta që i kemi në qeveri që shumica janë idealist, që e kanë përjetuar shtypjen e fjalës së lirë, pra shumica e këtyre që janë në qeveri, ose kanë qenë në shtëpi-shkolla që i ka mbyllur Millosheviqi, ose kanë qenë pa media se janë okupuar nga diktati i Millosheviqit dhe të gjithë këta e dinë se çka do të thotë një vend ku iu mohohet e drejta e fjalës dhe informimit”, tha Kelmendi.

Dhe ne të gjithë kemi luftuar shumë, që një ditë të çlirohemi nga një mendësi e tillë dhe kemi menduar se më 12 qershor të vitit 1999 ka marrë fund një mendësi e tillë.

Prandaj, unë them se nuk ka gjasa që këtë ta shohim të përsëritet në Kosovë. Kosova s’e ka luksin të rrëshqas në një situatë të këtillë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci