Të fundit

Përfundon protesta e serbëve kundër arrestimit të Milenkoviqit

Serbët protestuan sërish sot në veri të Mitrovicës kundër arrestimit të Millun Milenkoviq – Llune, i cili është arrestuar ditë më parë nga Policia e Kosovës.

Ata, për dallim nga hera e kaluar, sot nuk marshuan në drejtim të urës kryesore të Ibrit, por nga sheshi “Car Llazar” në drejtim të shkollës teknike dhe pastaj Gjykatës Themelore në veri të këtij qyteti.

Protestuesit bartën flamuj serb dhe pankarta me fotografi e simbole të klubit të Kik Boxit në veri të Mitrovicës, trajner i të cilit ka qenë Milenkoviq.

Protesta zgjati rreth gjysmë ore dhe nuk u shënua ndonjë incident.

Në anën tjetër, gjatë kohës së protestës, njësite të ndryshme të Policisë së Kosovës shtuan prezencën e tyre tek ura kryesore dhe ajo lindore e Ibrit, ndërsa përveç tyre, pati edhe karabinierë italianë dhe u vërejtën automjete të Eulex-it.

Ndryshe, njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri, Milun Milenkoviq- Llune është arrestuar të martën (13 qershor). Gjykata Themelore në Prishtinë Millenkoviqit i ka caktuar një muaj paraburgim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci