Gazetari Astrit Gashi nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar për sulmet që po iu bëhen gazetarëve kosovarë që po raportojnë nga komunat veriore të Kosovës.
Lidhur me këtë, ai ka thënë se gazetarët po sulmohen në krejt Kosovën nga “filimenat e pushtet dhe ministritë e qeverisë”.
Gashi ka thënë se mediat janë opozita e vetme ndaj të këqijave në këtë vend.
Opozita politike sipas tij po rri duarkryq dhe koha e tyre s’do të vijë kurrë.
Ky është postimi i tij:
Nen sulm ne veri nga bandat e Vucicit, nen sulm ne krejt Kosoven nga filimenat e pushtetit dhe ministrite e qeverise, por gazetaret dhe mediat do te mbijetojne dhe qendrojne.
Jane opozita e vetme ndaj te keqijave ne kete vend.
Opozita politike le te rrij duarkryq e le te pret. Keshtu duke pritur, as koha e tyre s’ka me ardhe kurre.
