Të fundit

LDK dënon sulmet ndaj gazetarëve: Sulmuesit të dalin përpara drejtësisë

Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka dënuar ashpër sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviq.

Në komunikatën e LDK-së thuhet se sulmet e dhunshme e të paprovokuara janë vepra kriminale dhe kryersit duhet të dalin para drejtësisë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës fton organet e sigurisë që gazetarët të mbrohen me protokolle të posaçme në zonat e tensioneve. Po ashtu edhe njëherë i bën thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që të marrin veprimet e duhura për të evituar destabilizimin e mëtutjeshëm të situatës.”, thotë komunikata.

Njoftimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër sulmet e grupeve kriminale ndaj gazetarëve në veri të cilët ishin duke kryer detyrën e tyre për informim e pasqyrim të gjendjes reale.

Sulmet e vazhdueshme dhe të dhunshme e të paprovokuara janë vepra kriminale dhe në shtetet demokratike nuk kanë vend, prandaj dhe duhet të dënohen, ndërsa kryerësit e sulmeve të tilla të dalin para drejtësisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës fton organet e sigurisë që gazetarët të mbrohen me protokolle të posaçme në zonat e tensioneve. Po ashtu edhe njëherë i bën thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që të marrin veprimet e duhura për të evituar destabilizimin e mëtutjeshëm të situatës.

LDK inkurajon të gjitha mediat dhe gazetarët të vazhdojnë ta pasqyrojnë qartë dhe drejtë gjendjen reale dhe të jenë në koordinim të plotë me organet e rendit dhe sigurisë. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci