Një plagosje me thikë ka ndodhur të enjten në Prishtinë.
Një 14 vjeçar e ka plagosur me thikë një 15 vjeçar i cili ka pësuar lëndime trupore.
Sipas të dyshuarit, ngjarja ka ndodhur padashje.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.
Ky është raporti i policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Prishtinë 15.06.2023 – 10:00. Viktima mashkull kosovar 15 vjeçar, ka pësuar lëndime trupore pasi, është goditur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar 14 vjeçar. Sipas të dyshuarit i njëjti e ka qëlluar pa dashje me thikë viktimën derisa ishin duke luajtur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në prani të prindit dhe avokatit i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
