Të fundit

Kurti me dedikim për Ukshin Hotin

Sot në ceremonia e shënimit të 80-vjetorit të lindjes së intelektualit, Ukshin Hoti, Kryeministri Albin Kurti i ka dedikuar një shkrim.

Në librin e përkujtimeve në shtëpinë muze në Krushë të Madhe, Kurti ka shkruar: “Në 80 vjetorin e lindjes së tij, jemi përplot pikëllim e trishtim për profesor Ukshin Hotin që s’e kemi fizikisht mes nesh. Por jemi edhe përplot nder e krenari që e kemi shpirtërisht përmes veprës që na e la. Dhe, jemi edhe përplot përgjegjësi e obligim që ta rilexojmë dhe ndjekim atë vepër, për jetën tonë dhe të ardhmen tonë”.

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana të panjohura është zhdukur Ukshin Hoti. Ai u lind më 17 qershor 1943 në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci