Të fundit

Qytetari nga Deçani: Policia dhe KFOR-i m’i larguan panot me logo të UÇK-së dhe NATO-s

Kastriot Hulaj, një qytetar nga Deçani, ka treguar se Policia e Kosovës dhe KFOR-i ia kanë hequr panot që thotë se ishin pronë e tij, e ku figuronte logoja e UÇK-së dhe NATO-s si dhe flamuri i Shqipërisë.

Sipas tij, rasti ka ndodhur të hënën dhe shtoi se panot kanë qenë prezente aty tash e disa muaj.

Por, shprehet se të njëjtat janë larguar në ditën kur ai kishte vendosur logon e UÇK-së.

Duke u ankuar për këtë veprim, ai thotë se ka ndodhur pa arsye dhe me masa të rrepta.

Ai gjithashtu ka thënë se ky veprim i Policisë dhe KFOR-it është bërë pa asnjë arsyetim dhe me masa të rrepta.

Hulaj, mes tjerash, ka paralajmëruar se këtë rast do ta iniciojë në organet kompetente, transmeton Paparaci.

“Pa asnjë arsyetim e me masa të rrepta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it Italian dhe pa asnjë dokument apo vendim për rrënim, pasditen e sotme më janë rrënuar panot të cilat ishin pronë e imja. Çudia e gjithë kësaj pune është se pse u desht të rrënohen bash sot, kur në të i vendosa këto tri shkronja UÇK sepse panot ishin aty tash e disa muaj”, shkroi ai në Facebook.

“Me këtë rast unë do të inicioj si rast dhe sigurisht do të merret prokuroria dhe gjykata! Gjithsesi, qytetarë të Deçanit e ju ish-ushtarë të vërtetë të UÇK-së mos u mërzitni sepse ditëve në vijim do ta mbushim gjithandej Deçanin po më këto shkronja e po më këtë logo”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci