Të fundit

Arrestohet i dyshuari që sulmoi punëtorin e Spitalit të Pejës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar një punonjës të Spitalit Rajonal në Pejë.

Ngjarja kishte ndodhur të hënën pak para mesnatës, transmeton Paparaci.

Sipas PK-së, i dyshuari ishte larguar pas kryerjes së veprës.

“Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanë takuar viktimën e rastit i cili deklaron se një person i dyshuar fillimisht ka goditur ulëset në repartin e radiologjisë e më pas e ka sulmuar edhe viktimën (punonjës i spitalit) i cili ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas një pune intensive të hetuesve të Stacionit Policor në Pejë, sot me datë 20.06.2023, është identifikuar dhe arrestuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci