Të fundit

Instagram lejon përdoruesit të shkarkojnë videot e Reels-it nga llogaritë publike

Instagram më në fund po i lejon përdoruesit të shkarkojnë videot e Reels të postuara nga të tjerët në mënyrë që ata t’i ndajnë jashtë aplikacionit.

Aplikacioni rival me video të shkurtra, TikTok, e ka këtë veçori për vite me radhë dhe ka fituar popullaritet nga njerëzit që shikojnë këto video të shkurtra jashtë aplikacionit me logon e bashkangjitur në video.

Të martën, kreu i kompanisë Adam Mosseri tha se përdoruesit me bazë në SHBA do të jenë në gjendje të shkarkojnë videot e Reels-it në telefonat e tyre.

Përdoruesit mund ta bëjnë këtë duke shtypur butonin “Share” dhe pastaj duke zgjedhur opsionin “Download”.

Mosseri vuri në dukje se të pranueshme për shkarkim janë vetëm nga llogaritë publike. Ndërkaq, llogaritë publike mund të çaktivizojnë opsionin nëse nuk duan t’iu shkarkohen videot e Reels.

Ndonëse Mosseri nuk specifikoi nëse do të shfaqet ndonjë logo në Reel-in e shkarkuar, fotografia e postuar prej tij tregon se videoja e shkarkuar do të tregojë logon e Instagramit së bashku me emrin e llogarisë që keni marrë videon.

TikTok përdor një format të ngjashëm.

Vlen të theksohet, Instagram ka lejuar gjithmonë përdoruesit të shkarkojnë videot e tyre të Reels, pa një logo nga videot e ruajtura në draft.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci