Të fundit

Kërcënimet e Wagnerit, blindohet Moska: Tanket marrin pozicion mbrojtës

Rusia ka bërë të ditur se masat e sigurisë janë shtuar në Moskë, pas komenteve të liderit të grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, se ai me trupat e tij ia ka mësyrë Moskës.

Sipas CNN, të gjitha objektet më të rëndësishme shtetërore ruse, tashmë janë nën masa të shtuara të sigurisë.

“Masat e sigurisë janë rritur në Moskë, të gjitha objektet më të rëndësishme, autoritetet shtetërore dhe objektet e infrastrukturës së transportit janë marrë nën mbrojtje të shtuar”, shkruan CNN.

Bëhet e ditur se objektet më të rëndësishme shtetërore ruse po mbrohen nga Njësia Speciale për Reagim të Shpejtë të Gardës Ruse dhe njësisë së Policisë për Qëllime të Posaçme

Rusia tha se po e heton kreun e Wagnerit për “rebelim të armatosur”, pasi ai u zotua për hakmarrje pasi akuzoi ushtrinë ruse për bombardimin e një kampi të Wagnerit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci