Të fundit

Ukraina shfrytëzon rastin, çliron disa territore pasi Wagneri po ia mësyn Moskës

Sipas mediave ukrainase, Kievi ka çliruar territoret afër qytetit Krasnohorivka në rajonin e Donetskut, të cilat kanë qenë të okupuara nga separatistët pro-rusë që nga viti 2014.

“Lëvizja e forcave tona vazhdon”, ka shkruar në Telegram komandanti i grupit operacional-strategjik të Travias, Oleksandr Tarnavsky.

“Ka sukses dhe progres të theksuar”.

Çlirimi i territoreve vjen ndërsa forcat mercenare Wagner janë nisur në drejtim të Moskës për sulm. Pas akuzave se Ministria ruse e Mbrojtjes e ka mashtruar për luftën në Ukrainë, kreu i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, ka lajmëruar qysh në orët e para të së shtunës se mercenarët e tij ia kanë mësyrë kryeqytetit të Rusisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci