Të fundit

Siguria në shkollat e Prishtinës, Dushi shpalos disa detaje

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të vendosë kamera të sigurisë në të gjitha institucionet edukative arsimore në kryeqytet.

Sipas komunës, të gjithë nxënësit – ndër të tjera – do të pajisen me uniforma, transmeton Paparaci.

“Ju njoftojmë se, Kryeqyteti do të vendosë kamera të sigurisë në secilin institucion edukativ arsimor në Prishtinë, e po ashtu aty ku nuk ka, do të vendosen sistemet e sigurimit dhe shkollat do të pajisen me pako të ndihmës së parë. Të gjithë nxënësit do të pajisen me uniforma, do të krijohet një kod etik për çdo IEAA dhe po ashtu do të krijohet një rregullore për përdorim të telefonave nga nxënësit e mësimdhënësit. Në institucionet edukative arsimore nuk do të mungojë prezenca e policisë.  Këto janë disa nga veprimet të cilat do të i ndërmarrë drejtoria e arsimit për të ofruar siguri në shkolla”, thuhet në njoftimin e komunës.

Për sigurinë në shkolla ka reaguar edhe drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Florian Dushi.

Ai tregoi se sot ka marrë pjesë në publikimin e planit të veprimit për siguri në shkolla për periudhën 2023-2026.

“Kryeqyteti për Shkolla t’sigurta”, tha ai. “Sot gjatë publikimit të Planit të Veprimit për Siguri në Shkolla 2023-2026. Drejtoria e Arsimit me plan që përfshinë disa prej aktiviteteve kryesore që rrisin sigurinë në shkollat e Prishtinës”, shkroi Dushi në Facebook.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, vlerësoi punën e drejtorisë së arsimit në hartimin e këtij plani ku janë përfshirë edhe shumë institucione e organizata tjera.

“Aktivitetet konkrete që ky plan paraqet për tu zhvillu brenda në klasë, punëtoritë e drejtuara nga psikologët dhe mësimdhënësit do t’i ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë aftësi për identifikimin e dhunës, parandalimin e sjelljes delikuente, raportimin e dhunës, të menduarit kritik dhe reflektimin mbi dhunën ose ngacmimin e paqëllimshëm” – deklaroi kryetari Rama.

Në këtë plan janë të përfshirë edhe vetë nxënësit, të cilët po ashtu kanë mbajtë fushatë vetëdijësuese “Çohu kundër dhunës”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci