Të fundit

Rama del në konferencë me Stoltenbergun: Situata në Kosovë duhet të qetësohet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte në një konferencë të përbashkët për shtyp me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, me kryeministrin e Holandës, Belgjikës, Norvegjisë si dhe me presidentët e Polonisë dhe Lituanisë.

“Është nder i veçantë që jam këtu me ju. Është frymëzuese të jesh pjesë e NATO-s në këtë kohë dhe të shohësh se vullneti Mbështetja për Ukrainën vijon, kushdo që mund të vejë bast për ndarë NATO-n ka humbur e do humbasë”, tha ai.

Po ashtu, ai foli edhe për situatën në veriun e Kosovës, transmeton Paparaci.

“Dua të përdor këtë minutë dhe shtoj se ne mund të diskutojmë edhe për situatën shqetësuese në Ballkanin Perëndimor në Kosovën veriore ku ushtarët e KFOR u lënduan. Shpresojmë që logjika të mbizotërojë e që ulja e përshkallëzimit të nisë sa më shpejt pasi çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik e nuk duam të shohim thyerje në rajonin tonë që ka bërë shumë punë deri më tani. Duam të shohim që dialogu i BE-së të ketë sukses dhe do kemi mbështetjen e NATO-s që është përgjegjës për KFOR që është përgjegjëse për sigurinë”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci