Të fundit

Nikaj njofton masat e PDK-së nëse Kosova sanksionohet

Zyrtari i PDK-së, Bernard Nikaj, ka paralajmëruar sonte se në rast se Kosova ndëshkohet apo sanksionohet nga shtetet Perëndimore dhe situata vazhdon të mbetet e njëjtë, atëherë sipas tij, opozita nuk do të qëndrojë sikur gjendja të jetë normale.

Ai u shpreh se në një situatë jonormale, deputetët opozitarë nuk mund të shkojnë në Kuvendin e Kosovës e të votojnë projektligje, transmeton Paparaci.

Prandaj, ai nuk e përjashtoi mundësinë që PDK-ja të mos marrë pjesë nëpër seanca e t’i bllokojë ato, nëse veç agravohet më tutje situata.

“Do të  na bëjnë ne që mos të sillemi sikur të kemi një normalitet politik. E pakta që ne do të bëjmë që most ë sillemi në normalitet politik, mos pjesëmarrjes, bllokimit që do të vijnë të përshkallëzohen me situatën”, tha ai në T7.

Gjithashtu, ai pati kritika edhe ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Ky është lëmshi që e ka bërë ai [Kurti]. Zgjidhjen po ia ofron bashkësia ndërkombëtare dhe ky nuk po i pranon”, shtoi Nikaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci