Të fundit

Kryeministri Kurti uron qyetarët e Kosovës për festën e Kurban Bajramin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se në festë e sakrificës të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët.

“Sakrifica gjithmonë ka për synim tjetrin, jo veten. Të mirën e përgjithshme, jo të mirat vetanake. Ajo është shërbim dhe përkushtim, që nganjëherë të pakëson, por gjithmonë të lartëson.

Përmes saj heq dorë nga të qenit në qendër, për t’u bërë qendra e të tjerëve.

Në festën e sakrificës, le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët, për të mirën e përgjithshme, me ata që na rrethojnë. Sot, nesër, çdo ditë të vitit”, shkruan Kurti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci