Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur sot se ka qëndruar për vizitë në veri të Kosovës. Kurti ka treguar se bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, kanë vizituar njësitet e policisë së Kosovës tek Kroi i Vitakut.
Tensionet e fundit në veri të Kosovës, nuk janë asgjë e re për banorët shqiptarë në veri.
Por, në lagjen të cilën e ka vizituar Kurti sot, aty jetojnë shaiptarët pa asnjë problem.
Mirëpo katër vite më serbët te Kroi i Vitakut kishin filluar rindërtimin e disa shtëpive në atë pjesë për cka kanë hasur në rezistencë nga disa banorë shqiptarë.
Banorët shqiptarë patën penguar punimet.
Por sot, Kurti u ka dërguar policëve edhe bakllava me rastin e festës së Kurban Bajramit, derisa thotë se përgatitja e lartë profesionale e tyre është garanci për zbatim të ligjit dhe për sigurinë që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim.
Kurti në njofitmin e tij ka treguar se kanë qëndruar edhe në kampin “Belvedere”.
“Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit. Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut. Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim. Diskutimin e vazhduam edhe në qendrën “Belvedere””, ka shkruar Kurti.
