Të fundit

​I vihet sërish zjarri lokalit të reperit Noizy

Është djegur për herë të dytë brenda një muaji lokali “Zins” që është në pronësi të babait të këngëtarit të njohur të muzikës rap Noizy.

A2 raporton se lokali i vendosur në zonën e Currilave në Durrës ka shpërthyer në flakë pak pas mesnate, ndërkohë që policia bën me dije se kësaj here ka një të dyshuar, pa bërë me dije identitetin e tij.

Biznesi në pronësi të Bashkim Rajku, ndodhet në lagjen nr.1 në qytetin e Durrësit. Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Kujtojmë, se rreth tre javë më parë lokali u përfshi nga zjarri, ku pati vetëm dëme të shumta materiale. Kjo nuk është hera e parë që bizneset e Noizy sulmohen. Kujtojmë këtu dhe shpërthimin e tritolit ndaj një dyqani veshjesh që këngëtari ka po në zonën e Durrësit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci