Të fundit

Qeveria ndanë 3.2 milionë euro për renovimin e stadiumit “Adem Jashari”

3.2 milionë euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës për renovimin e stadiumit olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Ministri i financave, Hekuran Murati ka deklaruar sot në mbledhjen e qeverisë se 3.2 milionë euro janë ndarë nga buxheti i Ministrisë së Kulturës, për projektin e rinovimit të stadiumit olimpik.

“Ka vite që renovimi ka ngecur për shkak të problemeve. Kemi lëvizje pozitive. Punimet do të fillojnë dhe është me rëndësi që të ndahet shuma prej 3.2 milionë euro për renovim të stadiumit”, ka thënë shkurtimisht ministri Murati.

Në vazhdën e punimeve për rinovimin e stadiumit olimpik në Mitrovicë, Qeveria e Kosovës ka votuar kërkesën për shpronësim.

Zëvendësministri i MMPHI-së, Avni Zogjani, tha se procedurat ligjore kanë përfunduar veçse kërkohet miratimi i Qeverisë.

“Bazuar në projektet infrastrukturore sportive që nga kategoria 2 të rritet në kategorinë 4 sipas rregullores së UEFA me qëllim të plotësimit të kushteve dhe kritereve për zhvillimin e lojërave në përputhshmëri me kornizën ligjore të FIFA dhe UEFA”.

“Departamenti i shpronësimit pas përfundimit të procedurave të kontrollimit në aspektin teknik dhe juridik të kërkesës, ka konstatuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës që të nxjerrë vendim me të cilin miratohet kjo kërkesë për shpronësim”, tha ai.

Stadiumi olimpik në Mitrovicë ndodhet në gjendje të mjerueshme tash e sa kohë.

Stadiumi “Adem Jashari” ishte rinovuar në vitin 2014, për ta pritur ndeshjen e parë ndërkombëtare të Përfaqësueses së Kosovës.

Që nga atëherë janë premtuar shumë projekte për rinovimin e stadiumit, por akoma nuk janë ndërmarrë veprime konkrete.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci