Mesfushori kroat, Mateo Kovaçiq është prezantuar te skuadra e Manchester Cityt.
Ai u prezantua gjatë ditës së djeshme, duke e nënshkruar edhe kontratën. Por, gjatë prezantimit ndodhi diçka jo e zakonshme.
“Citizens” paraqiti një hartë, ku Kosova shihet si pjesë e Serbisë.
29-vjeçarin do të qëndrojë tek City, deri në 2027.
Nga shitja e kroatit, ish-klubi i tij Chelsea, do të përfitojë 30 milionë euro, plus pesë milionë euro bonuse.
