Të fundit

​Gdhendi emrin e të dashurës në murin e Koloseut, i riu rezulton turist britanik

I riu i filmuar duke gdhendur emrin e të dashurës së tij në një mur në amfiteatrin e lashtë të Koloseut në Romë javën e kaluar është një turist që jeton në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas policisë italiane, ata kanë mundur ta identifikojnë të riun dhe partneren e tij, por nuk i kanë bërë publike emrat e çiftit. Ata dyshohet se janë larguar nga Italia, ndërsa i riu përballet me një gjobë të madhe ose deri në pesë vjet burg, nëse dënohet.

Ngjarja në kryeqytetin italian u filmua nga një tjetër vizitor i cili e qortoi verbalisht atë përpara se t’ia dorëzonte regjistrimin zyrtarëve të sigurisë. Në video, i riu shihet duke gdhendur “Ivan + Hayley 23”, që besohet se janë emrat e çiftit , në një mur të Koloseut, raportoi RTSH.

Incidenti shkaktoi një reagim të gjerë në Itali dhe në mbarë globin.

“Ky akt ishte fyes për të gjithë në mbarë botën që vlerësojnë vlerën e arkeologjisë, monumenteve dhe historisë”, tha ministri italian i Kulturës Gennaro Sangiuliano.

Koloseu gati 2000-vjeçar është një nga simbolet më të njohura të Romës Perandorake dhe është vendi turistik më i njohur në Itali. Është një vend i mbrojtur i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, që do të thotë se konsiderohet të jetë një vend me “vlerë të jashtëzakonshme universale”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci