Të fundit

Teherani zyrtar mohon pasurimin me 90% të uraniumit

I drejtohem qartë  përfaqsuesit të lartë europian Josep Borrell se thashethemet për pasurimin e uraniumit në 90% nga Irani janë thjesht gënjeshtra, deklaroi ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian, sipas asaj që raporton agjencia Irna.

Amirabdollahian iu përgjigj rindërtimeve në shtyp, sipas të cilave Izraeli ndau raporte me SHBA dhe vendet evropiane se Teherani ishte gati të arrinte një pasurim të uraniumit në 90%, niveli i nevojshëm për zhvillimin e armëve bërthamore.

Deklaratat e ministrit të Jashtëm vijnë pas rifillimit javën e kaluar të bisedimeve të Vjenës për rinisjen e marrëveshjes bërthamore të 2015.

“Marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse në mënyrë që popullata iraniane të ndjejë efektet pozitive të suksesit të saj”, shkroi Amirabdollahian.

‘’Republika Islamike kërkon heqjen e plotë të sanksioneve të vendosura ndaj Iranit nga SHBA me vendim të ish-presidentit Donald Trump në vitin 2018, kur ai vendosi të tërheqë Uashingtonin nga pakti i gjetur në kryeqytetin austriak’’, shtoi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci