Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar po ashtu për zgjedhjen e Gazmend Muhaxherit në krye të degës në Pejë.
LDK thotë se në këtë proces morën pjesë 3866 anëtarë të kësaj partie në këtë qytet.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili para të pranishmëve theksoi rëndësinë e veçantë që kishte barazia e plotë gjinore që ishte siguruar në të gjitha nivelet.
LDK ka njoftuar se degët e saj në mbarë Kosovën po zhvillojnë një proces mobilizues me anëtarësi e qytetarë.
