Të fundit

Përplasja Luiz-Kiara me Ronaldon, reagon Zhaklina

Ditën e sotme, ish-banori i edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania”, Ronaldo Sharka është përfshirë në një ‘sherr virtual’ me Luiz Ejllin dhe Kiara Titon.

E gjitha kjo nisi pas deklaratës së Ronaldos në “Kepin e VIP-ava”, ku moderatori thumboi prezantuesen, Kiara Tito, ku tha se ajo e kishte marrë këtë pozicion falë partnerit të saj, Luizit.

Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak fituesit të BBVIP, i cili postoi një video në Istagram ku ka thumbuar moderatorin me fjalët “Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle”.

Po ashtu këngëtari nuk e lë më kaq, ku shkruan sërish në instastory se nuk mund të bëhet gjithçka në emrin e tij dhe se do ti dhuronte 5-mijë eurot e premtuara dhe se Ronaldo mbetet pa punë.

E më pas reagoi edhe Kiara Tito, e cila thumbon hapur Ronaldon, teksa shkruan në Inbstagram “Dikur lyente flokët si ai, sot nxjerr kokën. Koka bën, koka pëson”.

Mirëpo, fjalën për të reaguar e kishte edhe Zhaklin Lekatari, opinionistja e ‘BBV2’, e cila njihet për debatet me çiftin Kiara-Luiz. E sigurisht që në këtë konflikt, ajo ka mbajtur anën e Ronaldo Sharkës.

‘Mirëmëngjes vetëm Ronaldo Sharkës’- shkruan ajo përmes një postimi të bërë në ‘instastory’.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci