Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, kërkoi që t’i jepet zgjidhje situatës në veri të Kosovës, të cilën e cilësoi si “marrëzi”.
Në fjalimin e tij para zyrtarëve të lartë të Shqipërisë dhe qytetarëve të mbledhur në nder të tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ai theksoi se duhen mbajtur sa më shpejt zgjedhjet në veri.
“Në Kosovë tani po ndodh një mosmarrëveshje që do të doja të mos ndodhte kurrë. Nuk është më në dorën time. Por, kosovarët krijuan këto katër komuna për të mirën e serbëve, për t’iu dhënë atyre edhe katër kryetar komunash, por edhe vend në Kuvend. Prandaj, mendoj se ata bënë gabim që nuk votuan. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët tani në shumicë që të përpiqen ta shfrytëzojnë momentin për të paraqitur argumentin e tyre. Por, gjëja që duhet të bëjmë është që duhet ta ndalim këtë marrëzi”, tha Clinton.
“Duhet të përfitojnë nga momenti për ta ndalur këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur tension? Ata njerëz në ato komuna kanë nevojë për një qeverisje të denjë dhe qytetarët duhet të votojnë”, shtoi ish-presidenti amerikan.
Ai u tha të pranishmëve se ata janë njerëz dhe nuk mund të jenë të përsosur, por mund të jenë në anën e duhur të historisë dhe në anën e duhur të njerëzimit.
“Unë i dëgjova ata fëmijë dhe më lanë pa fjalë, mos harroni, nuk është përherë e lehtë, mos harroni, do të bëni gabime, mos harroni dikush do të thotë diçka për juve që është e rreme, që është e pavërtetë e që nuk duhet ta thotë, duhet të gjeni mënyrën se si t’i përgjigjeni asaj….qysh prej kohës kur kam lënë Shtëpinë e Bardh më kanë ndodhur dy gjëra mjaft emocionale, njëra kur isha në një restorant në Nju Jork, me 12 njerëz në një sallë private ku po diskutonim gjëra të rëndësishme themelore dhe një kamerier erdhi që të merrte porosinë, pa se kush ishte aty, uli tabakun që kishte ujin dhe u ulë në gjunjë, më shikoi dhe më tha “fal teje familja ime është gjallë” dhe njerëzit me të cilët isha nuk e kishin idenë se çfarë po ndodhte, kështu që i shpjegova se ishte shqiptar nga Kosova, po sie di më thanë, po thuajse kudo në Nju Jork i gjen në mënyrë të mirë. Vazhdoni kështu, mos i hidhni njerëzit poshtë kur iu zhgënjejnë, rezistoni tundimit t’i trajtoni njerëzit siç ju trajtojnë. Ju keni ndërtuar këtu diçka të lavdishme, bëni që gjithkush që vjen në Shqipëri të shkoj në vendin e tyre me dëshirën që vendi i tyre të jetë më shumë se i juaji…. Sot më dhatë një dhuratë të madhe, më të madhe se sa nderi, më latë të shoh çfarë bëhet për të ardhmen në një vend ku e shkuara mund ta kishte vrarë, vazhdoni kështu“, tha ai.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në këtë ceremoni kujtojë një pjesë nga qindra fjalimeve të Clinton, duke thënë se ai thoshte atë që bënte dhe bënte atë që thoshte dhe me këtë rrëmbeu zemrat e Amerikës dhe frymëzoi Evropën dhe botën mbarë në forcën unikale të forcës së tij.
“Ai luajti një rol themelor në lëvizjen e Evropës përpara, përtej hendeqeve përtej ideologjive. Në një botë besim humbur tek ideologjia dhe rrezatoi aq shumë anë e mban, përfshirë edhe mbi vet të djathtën në Evropë , por edhe mbi ne këtu në Shqipërinë e vogël“, tha ai.
Derisa kujtoi mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1999, kur ai iu drejtua Amerikës dhe mbarë botës për të lajmëruar se sot ka autorizuar forcat amerikane të godasin forcat serbe, përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë.
“Ai fjalim përveç se një tjetër perlë e thesarit të oratorisë clintoniane, është për historinë e Kosovës dhe rajonit tonë, një gurë përcaktues i rrugës për të ardhmen, siç është për Amerikën Abram Linkord në vitin 1863…adresimet e tij për të dy popujt e përfshirë pa dëshirën e tyre në një konflikt mizorë shkaktuar nga një logjikë përverse të një regjimi diktatorial, kanë lënë pa frymë atë natë çdo shqiptarë dhe çdo serbë….duke qenë shqiptarë unë kam dëshirë që e njëjta gjë të mund të thuhet edhe për emrat e vendeve, fundja ne jemi vend i shqiponjave dhe na vjen shumë mirë që kjo të jetë e vërtet. Vendlindja e presidentit Clinton quhet shpresë dhe mbase nuk është krejt rastësi që shpresën, shtëpinë e tij ai ua ridha shqiponjave të përzëna nga shtëpia në Kosovë. Presidenti i 42 i ShBA-së na mësoj se të ketë shpresë do të thotë të besosh se ka vetëm regjime dhe qeveri të këqija, nuk ka kurrë, popuj të këqij. Askush nuk do të mund ta dijë si do të ishte e sotmja e rajonin tonë pa zotërinë që do të flas pas pak por mund të thuhet pa frikë se koha që ka rrjedhur nga ai vendim historikë e deri më sot, mund të kishte qenë shumë më e zymtë se sa edhe mund ta guxojmë ta marrim me mend, jo vetëm për Kosovën por për të gjithë shqiptarët por edhe për Serbinë e për pasojë edhe për të gjithë serbët“, tha ai.
Ai shtoi se pa kontributin e Clinton, gjysmë milionë refugjatët kosovarë të cilët nën frikën e makinerisë gjakatare të Beogradit, erdhën për të kërkuar shpëtim në Shqipëri, mund të mos ishin kthyer dot më në shtëpi.
“Por mund të thuhet se gjysmë milionë refugjatët kosovarë të cilët nën frikën e makinerisë gjakatare të Beogradit, erdhën për të kërkuar shpëtim në Shqipëri, mund të mos ishin kthyer dot më në shtëpi. Vet kasapi i Ballkanit mbase mund ta kishte ngrysur vetën në pushtet dhe jo prapa hekura dhe e shkuara për të ardhur deri këtu ku jemi mund të kishte grabitur kushedi sa kohë akoma të ardhmes së popujve të Ballkanit. Pa diskutim kontributi i drejtpërdrejt personal i presidentit Clinton për shqiponjën tona binjake matanë bjeshkëve është i të tillave përmasave sa që eklipson natyrshëm kontributin e administratës Clinton për Shqipërinë, i cili në vetvete ishte mjaftueshëm i çmuar në atë kohë kur vendi ynë dilte nga një izolim i paparë askund në lindjen komuniste, si një Kore Veriore në mes të Evropës, ku liria erdhi bashkë me një kaos dhe një qorodi të pashoqe…..natyrisht, Shqipëria është shteti më pro Amerikan që mund të gjendet sot, përfshirë edhe krahasuar edhe me Teksas, por ju jeni presidenti më shqiptar që mund të gjenim ndonjëherë në Amerikë dhe me respektin më të madh për të gjithë presidentet e bekuar, vendi juaj në zemrën e kombit tonë, është aty ku qëndron miku më i madh i nderit “, tha ai.
Në këtë ceremoni morën pjesë ish-president të Shqipërisë, kabineti qeveritar, si dhe qytetarë të shumtë nga Shqipëria e Kosova, derisa para të pranishmëve këndoi këngëtarja Manjolla Nallbani.
