Të fundit

Molliqaj: Kurti shpreson dhe dëshiron konflikt në Veri

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, tha sonte se strategjia e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtim është që në kulmin e tensionit të arrijë marrëveshje me Serbinë.

Sipas tij, Kurti të gjitha kompromiset i ka bërë përmes rrugës së tensionit.

“Pra nëse më herët është shkaktuar tension, është qetësuar situata dhe kemi shkuar në marrëveshje, modeli që kryeministri ynë aktual po e bën është: tension, marrëveshje, tension, marrëveshje. Pra, në kulmin e tensionit po shkon te marrëveshja: edhe për targa, edhe për letërnjoftime, edhe për zgjedhjet që u patën shty, edhe tani këto të fundit. Prandaj edhe unë besoj që për nga karakteri politik i tij i vendimmarrjes, ai po shkon te kompromiset, te koncesionet përmes tensionimit”, tha ai.

Ai shtoi në Tëvë1 se Kurti shpreson dhe dëshiron të ketë konflikt në veri, transmeton Paparaci.

“Gjithmonë ai sipas bindjes tonë shpreson dhe dëshiron me pasë konflikt. Ne besojmë që ai do të donte të ketë konflikt në veriun e Kosovës. Ai do të kishte qejf edhe me Serbinë nëse NATO do ta mbështeste Kosovën qysh po e mbështetë Ukrainën. Pra e ka një shpresë qaty”, shtoi ai.

“Dy gjëra janë këtu: Mënyra qysh bën kompromis është e ndryshme dhe dy, ky shpreson që mos po mundet me e futë bashkësinë ndërkombëtare në atë grackë apo kurthë për me e shti. Tash dyjat shkojnë këtu – herë njana e herë tjetra është më e rëndësishme. Rezultati për mu është i rëndësishëm. Se nashta çfarëdo synimi të ketë ai, është e rëndësishme. Qe po supozojmë se krejt çka po them unë këtu, s’është e vërtetë”, tha ai.

“Nëse rezultati i krejt këtyre është Asociacioni me kompetenca që do t’i ketë, me kompetenca të veçanta për veriun, mua më tregon që ky ka çu ujë në atë mulli dhe prapë nuk mendoj që veç e ka dashtë apo po do për Serbinë, po e ka dashtë pushtetin e vet ma shumë sesa Kosovën dhe rrjedhimisht ka bo sene që e kanë rreziku Kosovën duke dashtë me e rritë pushtetin. Se është e qartë që mbështetja po i rritet kur po bën gjeste të tilla por pushteti i Kosovës po dobësohet”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci