Të fundit

Munishi “del kundër” Ballkanit: Ludogoretsi është favorit

Trajneri i Ferizajt, Ismet Munishi ka deklaruar se skuadra bullgare, Ludogorets është favorite ndaj kampionëve të Kosovës, Ballkanit, në sfidën për kualifikimet në Ligën e Kampionëve.

Në një intervistë për mediumin bullgar, “Dsport”, Munishi ka deklaruar se Ludogerts është favoritë, teksa ka shtuar edhe disa fakte për kampionët e Kosovës.

“Natyrisht se Ludogoretsi është favorit. Për shkak se janë ekip më me përvojë në turnetë evropianë, kanë një organizim më të mirë, një buxhet më të madh dhe një cilësi më të lartë në ekip. Ka një ndryshim të madh në cilësi mes Ludogorets dhe Ballkanit”, ka thënë fillimisht Munishi.

Ish-trajneri i Ballkanit ka deklaruar se entuziazmi te kampionët kosovarë nuk është i njëjti sikurse vitin e kaluar kur Ballkani shkroi histori për klubet kosovar.

Shkak për këtë sipas Munishit del të jetë largimi i dy lojtarëve kryesorë.

“Skuadra është ndërtuar për të performuar mirë në Evropë, por entuziazmi nuk është i njëjtë në Ballkan për momentin. Dy lojtarë kyç u larguan. Portieri Stevie Frascheri ishte shumë i mirë, lojtari më i mirë Erman Krasnici shkoi të luante në Cluj të Rumanisë. Skuadra nuk është e njëjtë dhe nuk shoh të njëjtin pasion këtë vit si vitin e kaluar”, ka shtuar ai.

Munishi ka shtuar se Ballkani nuk duhet nënvlerësuar edhe pse Ludogoretsi po shihet si favorti, teksa ka shtuar përkrahja për Ballkanin nuk do të mungojë.

“Ne kemi shumë informacione për Ludogorets. Të gjithë flasin për Ludogorets si favorit, por kurrë mos e nënvlerësoni Ballkanin. Pres që stadiumi të jetë i mbushur, duam të shohim se si do të jetë skuadra jonë ndaj Ludogorets. Mendoj se do të ketë shumë tifozë dhe stadiumi do të jetë plot”, ka thënë Munishi.

Trajneri kosovar ka veçuar edhe disa nga futbollistët e Ballkanit, të cilët sipas tij do të bëheshin “yje” nëse do të luanin në Bullgari.

“Ballkani si ekip luan futboll shumë të mirë, por si futbollistë shumë të mirë mendoj se janë: Nazmi Gripshi, Edvin Kuch, mbrojtësi i djathtë Armend Thaçi, sulmuesi Albion Ramani dhe mbrojtësi Delova. Mendoj se nëse luajnë në Bullgari do të bëhen yje”, ka përfunduar ai.

Ballkani e Ludogoretsi do të takohen më 11 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci