Të fundit

Arrestohet personi i kërkuar në Ferizaj

Policia ka njoftuar sot se një person i kërkuar është arrestuar në Ferizaj, transmeton Paparaci.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” me dënim burgimi prej dy vitesh.

“Me datën 07.07.2023 rreth orës 18:20 policët e stacionit në Ferizaj, në rrugën “Reçaku” në Ferizaj kanë ndaluar e më pas e kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës G.H (M/K), i moshës 53 vjeçar”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, tha Policia.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i arrestuari u dërgua në vuajtje të dënimit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci