Të fundit

Luizi konfirmon bashkëpunimin me Getoar Selimin

Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, po vazhdon të jetë shumë aktivë në mbrëmje muzikore të ndryshme.

Krahas angazhimit në koncerte, ai po punon fort për të qenë pranë publikut edhe përmes projekteve muzikore.

Në koncertin e tij të fundit të mbajtur në Shkodër, fituesi i Big Brother VIP Albania 2 njoftoi fansat se ka në planë të publikojë një bashkëpunim me një prej emrave më të njohur të estradës.

“Kam bashkëpunimin tim të parë, që do jetë me një që unë e kam adhuruar gjithmonë, tan jetën. Me Getoarin”, ka thënë ndër të tjerash Ejlli gjatë koncertit.

Luizi përndryshe që nga përfundimi i aventurës së BBVA 2, ka publikuar dy këngë.

Njëra erdhi në bashkëpunime Donald Veshajn, e titulluar “2 Shotsa” dhe tjetra solo, me titullin “Përjetësisht”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci