Të fundit

Arben Ahmetaj drejt arrestimit, kaq vite burg rrezikon ish-ministri

Arben Ahmetaj pritet të arrestohet nga SPAK, pas kërkesës së dorëzuar nga Prokuroria e Posaçme në Kuvend.

SPAK akuzon ish-ministrin për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me hetimin për dosjen e Inceneratorëve, e po ashtu disa denoncime të tjera në emër të tij. Po sa vite burg rrezikon Ahmetaj nëse shpallet fajtor?

Akuza për Korrupsioni – Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga 4 deri në 12 vjet.

Pastrimi i parave – Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga 7 deri në 15 vjet. E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet jo më pak se 15 vjet me burgim.

Deklarim i rremë e fshehje pasurie – Fshehja ose deklarimi  i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci