Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka publikuar një fotografi duke shijuar kafenë me Presidenten Vjosa Osmani.
Të bashkangjitur në këtë “takim” në ballkonin e Qeverisë që Kurti e ka quajtur “Ballkoni i Hapur i Qeverisë”, janë edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, zëvëndëskryeministrja Donika Gërvalla dhe zëvëndëskryeministri Besnik Bislimi.
“Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me Presidenten, Kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi”, ka shkruar Kurti krahas fotos.

