Të fundit

Tri vite burgim ndaj të dyshuarit për sulm seksual

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit H.M për shkak se i njëjti dyshohet për sulm seksual, transmeton Paparaci.

I akuzuari H.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri viteve, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 27.07.2022 e deri më datë 10.05.2023.

Sipas njoftimit, të akuzuarit H.M i ndërpritet masa e paraburgimit me aktvendim të veçantë.

“E dëmtuara e mitur me përfaqësuesin ligjor, për realizimin e kërkesës pasurore – juridike udhëzohet në kontest civil”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci