Të fundit

Gjilani e Dukagjini nisin sot rrugëtimin në Ligën e Konferencës

Skuadra e Gjilanit e Dukagjinit do ta përfaqësojnë sot Kosovën në ndeshjet evropiane, në kuadër të ndeshjeve të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Konferencës.

Gjilani, si skuadër që përfundoi në pozitën e tretë në tabelë, do të luaj në udhëtim ndeshjen e parë të këtij raundi, ku për kundërshtarë do të ketë klubin FC Progres Niedercorn nga Luksemburgu.

Ndeshja pritet të zhvillohet në stadiumi e qytetit të Diffengrade nga ora 19:30 dhe do të gjykohet nga gjyqtari finlandez, Oliver Reitala.

Përpos Gjilanit, në Ligën e Konferencës do të paraqitet edhe Dukagjini. Krejt kjo falë mos-licencimit të Prishtinës.

Dukagjini do të luaj në shtëpi në “Fadil Vokrri”, ndërsa për kundërshtarë ka skuadrën nga Gjibraltari, Europa.

Ndeshja mes Dukagjinit e Europas do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 dhe do të drejtohet nga gjyqtari i Ishujve Faroe, Johan Hendrik Ellefsen.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci