Ambasadori amerikan Christopher Hill ka thënë sot se Amerika nuk dëshiron të ketë punë me kreun e BIA-s, Aleksandar Vullin, por se sanksionet e vendosura ndaj tij si individ “nuk nënkuptojnë marrëdhënie më të këqija me Serbinë”.
“SHBA me kujdes e ka hulumtuar Vullinin dhe aktivitetet e tij dhe ka arritur në përfundimin se ai nuk është dikush që duam në Amerikë. Në këtë mënyrë, sanksionet janë një mënyrë për të mbrojtur SHBA, ka thënë ai, transmeton Paparaci.
Ambasadori Hill ka shtuar se mendon se Serbia është “në rrugën e duhur” dhe se marrëdhëniet mes SHBA dhe Serbisë “janë të mira”.
“SHBA dëshiron të ndihmojë Serbinë, e cila thotë se “dëshiron të jetë pjesë e institucioneve perëndimore”. Ne do ta ndihmojmë atë në atë masë sa Beogradi dëshiron”, ka thënë Hill.
Ai ka shtuar se Vullini më nuk do të mund të marrë vizë amerikane./Paparaci.com
