Kosova ka fituar pikët në tavolinë në Kampionatin Ballkanit të Beach Volley, në përballjen kundër Serbisë.
Serbia nuk ka pranuar të shfaqet në fushë duke refuzuar lojën ndaj Kosovës dhe kësisoj sipas vendimit të gjyqtarëve pikët i kanë takuar Kosovës.
Volejbollistet Yllka Jashari dhe Melirona Avdullahu, të drejtuara nga Vildane Jashari, fituan pikët e para në këtë Kampionat Ballkanik, i cili është duke u mbajtur në Maqedoninë e Veriut.
Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon sot kundër Rumanisë me fillim nga ora 19:30.
