Mbrëmë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Pagën Minimale që ka ngjallur reagime të mëdha në opinionin publik për shkak se brenda këtij ligji nuk janë përfshirë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lidhur me këtë çështje, nesër do të mbahet protestë.
Megjithatë, Kuvendi i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme vonë në mbrëmje ka kaluar këtë ligj që parasheh se paga minimale në Kosovë do të ngritët në 264 euro.
Ndonëse me këtë vendim të Kuvendit nuk janë pajtuar partitë opozitare pasi lë jashtë veteranët, nesër është organizuar protestë e cila është mbështetur nga organizatat e dala nga lufta dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. /Paparaci.com/
