Të fundit

Kurti nuk e konfirmon ftesën e Ramës për takimin joformal të liderëve të rajonit

Nesër në Tiranë pritet të mbahet takimi informal i thirrur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Sipas mediave në Shqipëri, kryeministri Albin Kurti është lideri i vetëm që ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, ku do të diskutohet për Procesin e Berlinit.

Kryeministri Albin Kurti është i vetmi lider i vendeve të rajonit që nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin joformal të së hënës, të ftuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë bërë të ditur të dielën mediat në Tiranë.

Të katër liderët e vendeve të tjera, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Ata, si dhe komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, do të drekojnë në vilen 30, mesditën e të hënës, në takimin joformal ku do të diskutohet për Procesin e Berlinit.

Nga Qeveria nuk kanë kthyer përgjigje nëse kryeministri Kurti do të marrë pjesë në takimin e së hënës. Një njoftim nga Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Kurti është duke marrë pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që mbahet në Greqi.

Javën e shkuar Rama vizitoi vendet e rajonit, në përpjekjen e tij për t’u koordinuar për samitin, por nuk u prit vetëm nga Kurti.

Raportet ndërmjet dy kryeministrave degraduan, pasi në kohën kur ndërkombëtarët kërcënuan Kosovën me sanksione shkaku i aksioneve në veri, Rama anuloi njëanshëm një mbledhje të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, që ishte paraparë të mbahej në Gjakovë.

Në samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në mes të tetorit në Tiranë, pritet të marrin pjesë edhe liderë të shteteve evropiane dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci