Të fundit

Presidentja Osmani do t’i takojë sot përfaqësuesit e OVL të UÇK-së

Presidentja e vendit Vjosa Osmani pritet të takojë sot përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës.

Këtë për Paparacin e ka konfirmuar, Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku.

Klinaku tutje ka thënë se takimi do të zhvillohet në ora 14:00.

Ky takimi vjen pasi gjatë ditës së djeshme përfaqësuesit e OVL-së i kanë kërkuar takim urgjent Osmanit lidhur me Ligjin për Pagën Minimale.

Veteranët janë shprehur të idinjuar për faktin se ata nuk janë përfshirë në këtë ligj.

Theksojmë se gjatë ditës së shtunë lidhur me këtë veteranët organizuar një protestë në sheshin e Prishtinës.

Mbetët të shihet nëse pas takimit do të ketë ndonjë marrëveshje midis Osmanit dhe OVL-së lidhur me Ligjin për pagën Minimale. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci