Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, është një ndër personazhet më aktivë dhe më të spikatur në rrjetet sociale, pasi herë pas here ndan me fansat e tij video gazmore dhe momente të veçanta nga jeta e tij në përditshmëri.
Visi pak ditë më parë ndau një postim në “Instastory”, ku tregonte se do të ngjitej në majën e një mali në Theth dhe “paralajmëroi” ndjekësit e tij të lajmëronin emergjencën nëse ai nuk bëhej i gjallë brenda tre ditësh.
E teksa udhëtimi i tij në malin e Thethit duket se ka shkuar me sukses, kthimi i tij në shtëpi nuk paska qenë dhe aq i bukur.
Aktori shumë i dashur nga publiku ka ndarë një video në “Insagram”, ku shihet më një sy të nxirë (të lyer me bojë), dhe më njërën dorë të fashuar.
Në video Visi ka treguar se nga shëtitja në mal është kthyer shëndosh e mirë, por i ka ndodhur një tjetër gjë, dhe shkaktarja e gjendjes së tij mesa duket është bashkëshortja.
“Falemiderit të gjithëve për interesimin, gjithë ju që çuat mesazh, morët në telefon, çuat njerëzit tuaj me më kërkuar. Falënderoj ambulancën, helikopterin. Në fakt unë u ktheva shëndosh e mirë nga shëtitja në mal, por më gjeti gruaja nja dy mesazhe në telefon”, ka thënë autori.
View this post on Instagram
Sigurisht e gjithë kjo situatë është veçse një shfaqje humori nga aktori, i cili nuk i kursen ironitë dhe batuat në lidhje ma marrëdhënien që ka me bashkëshorten, Belina Pupa.
