Reperi i njohur kosovar, Xhonatan Isufi i njohur për publikun si Don Xhoni, mori famë pas “freestyle-t” në një emision gjatë kohës së karantinës dhe për një kohë shumë të shkurtër u shëndrrua në njërin nga rep-artistët më të kërkuar.
Reperi është mjaft aktiv me projektet muzikore ku së fundmi ka publikuar projektin e ri të titulluar “A m’don”.
Projekti është shoqëruar bashkë me videoklip.
Kujtojmë se reperi përveç projekteve muzikore është mjaft aktiv edhe me mbrëmjet muzikore./Paparaci.com
