Të fundit

Betohet kryetari i vjetër i Obiliqit

Xhafer Gashi është betuar për mandatin e tretë në krye të komunës së Obiliqit, shkruan Paparaci.

Në ceremoninë inauguruese të kuvendit të kësaj komune, Gashi tha se do të punojë më shumë për mbështetjen e të rinjve, pasi siç thotë ai vetëm në këtë mënyrë e ardhmja është e garantuar.

”Plani jonë është i qartë me qytetarët do të udhëheqim. Arsimi dhe mjekësia janë prioritet i ynë. Një komb që mbështet brezat e ri e ka të ardhmen e garantuar. Studentët e dalluar, të rinjtë inovativ do të mbështetën nga komuna. Uroj për secilin prej nesh që bashkëpunimi mos të na mungojë drejt realizimit të projekteve”.

Gashi i cili këtë vit dha dorëheqje nga të gjitha pozitat në AAK, në zgjedhjet lokale garoi përmes Iniciativës Qytetare të Obiliqit./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci