Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e 153-të.
Në këtë mbledhje që mbahet nga ora 10:00 do të shqyrtohen 10 pika të rendit të ditës.
Sot, qeveria do të shqyrtojë Draftin e Programit Kombëtar të Shkencës 2023-2028 dhe gjithashtu propozim-vendimin për rialokimin e mjeteve buxhetore në MAPL.
Gjithashtu, do të bëhet shqyrtimi i kërkesës së MAPL-së për dhënien në shfrytëzim pa kompensim të disa pronave të kërkuara nga Komuna e Ferizajt të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës dhe kërkesë e njejtë do të shqyrtohet edhe për Komunën e Dragashit.
Këto dhe pikat e tjera të rendit të ditës mund t’i gjeni në dokumentin bashkëngjitur më poshtë. /Paparaci.com/

