Të fundit

Ndërprerja e koncertit të Mozzik, reagon Getinjo

Getinjo, vëllau i reperit “Mozzik” ka reaguar pasi mbrëmë u ndërpre koncerti i tyre në Gjilan.

Sipas policisë arsyet e ndërprejres së koncertit ishin se dyshohej se dikush kishte hedhur granatë dore dhe kishte shtënë me armë në hyrje të koncertit.

E krejt kjo është konfirmuar edhe vetë nga reperi Getinjo, që dje kishte planifikuar të performonte në Gjilan.

“Përshëndetje Gilan i dashur,. Sonte patum me këndu, ke tu pëlcit full full. Na falni krejtve që nuk mujtum me e vazhdu programin, se dikush e ka gjujt një granatë dore para lokalit, po shyqyr Zotit nuk ka shpërthye granata, por policia e ka pas të obligueshme me blloku krejt vendin dhe me i qit krejt njerëzit jashtë”, tha ai në një video të publikuar në “Instagram”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci