Të fundit

​Ylli i Arsenalit, prioriteti kryesorë i Interit

Sulmuesi i Arsenalit, Folarin Balogun mbetet prioriteti kryesorë i Interit për ta transferuar këtë verë, pasi që gjiganti italian si duket është ftohur nga interesimi për Alvaro Moratan e Atletico Madridit.

Balogun u rikthye te “Topçinjtë” pas një huazimi të suksesshëm te skuadra e Ligës 1, Reims, por tani po lidhet me një largim permanent nga Arsenali, raporton KosovaPress.

Tani, “La Gazzetta dello Sport” bën të ditur se Interi e ka bërë yllin amerikan prioritet, pasi që po vazhdon kërkimin për një sulmues të ri.

Interi e filloi kërkimin për një sulmues të ri me qëllimin për të arritur marrëveshje permanente me Chelsean për Romelu Lukakun, por bisedimet dështuan më herët këtë muaj për shkak se belgu vendosi ta tradhtojë Interin dhe të fillojë bisedimet me rivalin italian, Juventusin.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci